Site icon Telegrafi

Peja nuk ka marrë ftesë nga Liga Ballkanike

Gjatë ditës së enjte u raportua nga mediat kosovare se KB Peja kishte marrë një ftesë nga drejtuesit e Ligës Ballkanike, mirëpo sot kanë reaguar menjëherë drejtuesit e klubit pejan për të mohuar gjithçka.

“ KB PEJA përmes Federatës se Basketbollit të Kosovës ka bërë kërkese që të luaj në ketë lige qysh para disa muajve. Përgjigjja e zyrtareve te BIBL ka qenë që për momentin nuk mund te pranonin dy skuadra nga Kosova duke lëne vetëm Prishtinën si ekip nga Kosova”, thuhet në komunikatën e klubit pejan.

“KB PEJA nuk është ndalur, ka bërë kërkesa te njëpasnjëshme dhe ka ruajtur kontaktet me Ligen, duke e informuar me të rejat në klub gjate gjithë kohës. Duke parë që niveli i organizimit tek klubi është rritur, si dhe kualiteti i epikës është rritur ndjeshëm, Liga Ballkanike e ka lëne te hapur mundeshin e pranimit te klubit tone. Një përgjigje definitive dhe zyrtare do e marrim gjate ditëve ne vazhdim”, thuhet më tej në njoftimin e tyre. /Telegrafi/ 

Exit mobile version