Në ndeshjen e zhvilluar në “Karagaç”, nikoqirët ishin më të mirë çdo çerek të zhvilluar duke fituar në fund me rezultat prej 88-73, shkruan Koha.net.
Një paraqitje shumë të mirë për vendasit kishin Drilon Hajrizi e Alban Veseli, të cilët kontribuuan me nga 19, respektivisht 15 pikë.
Kurse për klubin prizrenas një paraqitje shumë të mirë pati Marcel Jones, që shënoi 20 pikë në këtë takim, i ndihmuar nga Theron Bussey, i cili shënoi 19 pikë.
Peja me këtë fitore vazhdon serinë pa humbje në Superligën e Kosovës, duke prirë në tabelën e klasifikimit me 14 pikë të tubuara, e ndjekur nga Trepça me 12 pikë.