Site icon Telegrafi

Peja njofton dorëheqjen e trajnerit Dovidkov dhe emërimin e trajnerit të ri Radovic

Peja ka njoftuar sot (e enjte) zyrtarisht largimin e trajnerit Jordanco Davidkov dhe emërimin e trajnerit të ri, Dragan Radovic.

Klubi pejan assesi të këndellet dhe të gjej trajnerin e duhur këtë sezon, pasi ka vazhduar me ndërrime në krye të shtabit.

Është vet faqja zyrtare e klubit që brenda një ore gjatë ditës së sotme ka njoftuar largimin e Davidkov dhe ardhjen e trajnerit të ri Radovic.

“Jordanco Davidkov jep dorëheqje nga detyra e trajnerit pas humbjes së mbrëmshme. Kontrata është ndërprerë me marrëveshje te dyanshme dhe ne i urojmë shumë fat dhe sukses në të ardhmen”, shkruan në postimin e parë.

Reagimi ka qenë i menjëhershëm për të njoftuar ardhjen e trajnerit të ri.

“Ne sot prezantojmë trajnerin e katërt për këtë sezon dhe ai është trajneri me përvojë dhe me trofe në basketbollin e Kosovës, i cili së fundmi udhëhoqi Prishtinën drejt trofeut të Kupës”.

“Dragan Radovic do të jetë trajneri jonë i ri i cili duke i ditur të gjitha problemet tona ka vendosur që të na bashkohet dhe ta bëjmë një mbyllje sa me të suksesshme te sezonit. I urojme shumë sukses dhe fat”, thuhet në njoftimin e dytë. /Telegrafi/

Exit mobile version