Telegrafi

Peja një shembull për t’u ndjekur, dashamirët e çiklizmit nisin rrugëtimin për të promovuar turizmin ndërkufitar

Kosova është një vend me bukuri natyrore të mëdha dhe me rritjen e vetëdijesimit qytetar, dita e ditës ato bukuri po shfrytëzohen nga qytetarët për aktivitete të ndryshme sportivo-relaksuese.

Në këtë aspekt qyteti i Pejës është një shembull për t’u ndjekur pasi të jesh i Pejës është të lindësh dhe të përshtatesh më natyrën.

Tani në Pejë nisi edhe pedalimi për shtegun e ri, i cili do të jetë e ardhmja e turizmit ndërkufitar.

Këtë e thanë edhe disa dëshmitarë të çiklizmit të cilët e kanë filluar një shtegtim jo të zakonshëm duke kaluar bjeshkët e Nemura dhe ato të Kelmendit me qëllim të promovimit dhe të zhvillimit të përbashkët të turizmit ndërkufitar.

Grupi përbehet nga gjashtë person nga Peja, dhe aktivitet i kanë filluar nga 25 maji, ku shtegtimi i tyre përfshiu një rrugë prej 370 kilometrash, duke filluar nga qyteti i bukur i Pejës, pastaj përgjatë kanjonit të Rugovës dhe në fund u ndalën në pjesën e Malit të Zi, në Plavë dhe Guci, ku edhe kaluan natën e parë.

Shtegu vazhdon me kalimin e kufirit duke arrit fshatin e bukur të Vermoshit për të vazhduar pastaj ne qafen e Berdolecit, duke i kaluar pastaj fshatrat unike te Tamares dhe Selces, ku ky grup do të qëndrojë në këtë vend duke e shijuar ushqimin tradicional që njëherësh janë edhe anëtarë të Slow Food.

Ky shtegtim do të vazhdojë për qytetin e bukur të Shkodrës, ku do të bëhet një ditë pushim dhe normalisht do vizitohet qyteti histori, i cili ka një trashëgimi të madhe kulturore.

Për fund shtegtimi vazhdon përgjatë pjesës të njohur si Vau i Dejës, e për të arritur kështu tek liqeni i bukur i Komanit, ku për dy orë e gjysmë do shikojnë bukuritë e këtij liqeni.

Kështu do lidhen pastaj me qytezën e Bajram Currit, e pastaj në fund të fundit në shtegun Junik-Deçan dhe qytetin e bukur dhe turistik te Pejës.

Ky aktivitet u bë me shpresën që të jetë një shembull për t’u ndjekur edhe nga të tjerët pasi Kosova dhe Shqipëria kanë shumë bukuri natyrore që duhet vizituar. /Telegrafi/