Telegrafi

FC Peja nënshkruan me njërin nga portierët më të mirë shqiptar të futsallit (Foto)

Klubi i futsallit, FC Peja, ka nënshkruar me portierin prishtinas, Fidan Gashi.

Njëri nga klubet më të mira në futsallin kosovar, FC Peja, sot është përforcuar edhe me një portier, i cili është pjesë përbërëse e kombëtares shqiptare.

FC Peja ka njoftuar sportdashësit dhe tifozët e klubit përmes një komunikate për media, se Fidan Gashi nga sot do të jetë pjesë e këtij klubi dhe do ti mbroj ngjyrat Verdhë e zi.

Gashi duke u prezantuar me fanellën e FC Peja

“Me shumë kënaqësi, ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me një ndër portierët me të mirë në Kosovë dhe rajon, bëhet fjalë për gardianin e portës së Kombëtares Shqiptare në Futsal, Fidan Gashin”, thuhet në fillim të komunikatës së klubit nga Peja.

“Gashi, së fundi ishte pjesë e FC Feniksit, por më parë mbrojti ngjyrat edhe te ish- klubit FC Bambo nga Prishtina dhe të klubit Besa. Gashi është edhe pjesë e kombëtares Shqiptare që një kohe të gjatë. Gashit i urojmë mirëseardhje, dhe i urojmë shumë fat në fanellën e klubit tonë”, përmbyllet komunikate e FC Pejës. /Telegrafi/

Fidani është pjesë e rëndësishme e Shqipërisë tash e disa vite!