Drejtuesit e BIBL e kanë njoftuar klubin verdh e zi se do t’i duhet edhe pak kohë, për të vendosur për ‘fatin’ e kampionit aktual të Kosovës, raporton Express.
“KB Peja e ka pranuar një letër nga BIBL, e cila kërkon edhe 24-48 orë për të dhënë përgjigje definitive. U kërkojmë të gjithë fansave që të kenë durim në këtë çështje shumë delikate dhe të rëndësishme për ne”, ka njoftuar klubi pejan përmes rrjetit social, Facebook.
“Pasi kemi pritur për 20 vjet të ndërkombëtarizohemi, do të presim edhe 48 orë”, vazhdon shkrimi i klubit pejan. Ka gjasa të mira që Peja t’i bashkohet Sigal Prishtinës, duke marrë pjesë qysh tash në ligën private, Ballkan Ligë. /Telegrafi/