Zëri raporton se drejtuesit e Ligës Ballkanike i kanë bërë ftesë zyrtare skuadrës pejanë, të cilës ata nuk i janë përgjigjur ende.
Tani ka mbetur gjithçka në dorën e Pejës se a dëshiron të marrë pjesë në këtë kampionat.
Liga Ballkanike po vuan nga mungesa e skuadrave, për shkak se të largimit të skuadrave serbe, të cilat nuk kanë shprehur interesim për pjesëmarrje pas përfshirjes së basketbollit kosovar në këtë kampionat.
Shumë shpejt pritet të vijë edhe vendimi i KB Pejës, që mund të jetë një shtytje tjetër e madhe për kampionin e Kosovës në basketboll.
Por, në rast të përfshirjes së KB Pejës në Ballkan League, mbetet të shihet nëse Dardan Berisha mund të vendosë për një rikthim në klubin e vendlindjes së tij, nga i cili u largua në drejtim të Sigal Prishtinës me arsyen se prishtinasit marrin pjesë në Ligën Ballkanike. /Telegrafi/