Një burim i afërt me klubin pejan bëri të ditur për Arena se House tashmë gjendet në Turqi dhe pritet të marrë rrugë për vendlindjen e tij, SHBA.
“House është larguar nga skuadra për arsyeje se nuk i kishte marrë pagat e fundit. Ai momentalisht gjendet në Turqi dhe pritet të udhëtoj drejt vendlindjes së tij”, deklaroi burimi i Arenas. Gazeta ka provuar të kontaktoj edhe me House, por një gjë e tillë ishte e pamundur.
Thuhet se basketbollisti amerikan ka njoftuar miqtë e tij të skuadrës se menaxheri i tij kishte detyruar atë të largohet nga ‘verdhezinjtë’. “Menaxheri im më ka telefonuar dhe më ka thënë të kthehem në SHBA. Jam duke pritur edhe disa orë dhe nëse nuk arrijnë të dhënë pagat atëherë do të udhëtojë drejt vendlindjes sime”, u ka thënë Hosue miqve të tij. /Arena/Telegrafi/