KB Peja fiton edhe ndeshjen e tretë të gjysmëfinales së Playoffit kundër Trepçës me rezultat 56-83, duke u kualifikuar kështu në finale.
Edhe në këtë ndeshje KB Peja inkuadroj të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion ku shumica prej tyre shënuan pikë.
Duhet rikujtuar që KB Peja këtë seri arriti ta kaloj me tre fitore të shënuara dhe asnjë humbje dhe tani pret fituesin nga gjysmëfinalja tjetër KB Prishtina – KB Bashkimi.
Më i miri për Pejën ishte Samir Zekiqi me 17 pikë, kurse për Trepçën, Petar Zivkovic me 16 sosh.