Telegrafi

Peja mposhtet nga skuadra daneze dhe eliminohet nga Liga e Kampionëve

KB Peja ka pësuar humbje nga skuadra daneze Bakken Bears në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Takimi është zhvilluar me fillim nga ora 13:00 në Antalya të Turqisë.

Pejanët kanë pësuar humbje me rezultat të thellë 103:79, me skuadrën daneze që dominoi nga fillimi deri në fund të ndeshjes.

Amerikani Parsons ishte më efikasi te skuadra daneze me 22 pikë, derisa me lojë të mirë u dallua edhe senegalezi Diouf dhe amerikani tjetër Evans me nga 13 pikë.

Tervell Beck ishte më efikasi te skuadra kosovare me 19 pikë e pesë kërcime.

Me lojë të mirë te kampioni në fuqi i Kosovës u dallua edhe Calloway me 14 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/