Kjo ndeshje u zhvillua në palestrën ‘Karagaçi’ në Pejë, ku si gjithmonë të pranishëm ishin me mijëra tifozë të ‘Shqiponjave’ të cilët edhe njëherë dëshmuan gatishmërinë e tyre për skuadrën e zemrës.
Pejanët e kontrolluan ndeshjen pothuajse gjatë tërë lojës, dhe kur merret parasysh se përballë kishte një skuadër të Ligës Ballkanike, duhet të nënkuptohet se kjo nuk ishte e lehtë. Veç kësaj, Peja e kishte mposhtur edhe njëherë Teodo Tivatin para disa javësh në Mal të Zi.
Për Pejën në fushë kryesisht u vërejtën lojtarët e huaj, por me mbështetjen e madhe të Eris Ljucës i cili tregoi formë të lartë këtë ndeshje.
Një lajm i keq për tifozët pejanë është se në këtë ndeshje u lëndua njëri ndër lojtarët kryesorë të kësaj skuadre, Gerti Shima, dhe ende nuk dihet se çfarë lëndimi ka pësuar dhe për sa do të rikuperohet. /Telegrafi/
Koshashënuesit më të mirë të Pejës | ||
1 | Mirza Ahmetbasic | 24 pikë |
2 | Ersid Ljuca | 19 pikë |
3 | George Odufuwa | 14 pikë |
4 | Fred House | 14 pikë |