Mornari është lider i klasifikimit në kampionatin malazez, ndërsa paraqitet edhe në Ligën Ballkanike.
Pejanët këtë takim arritën ta fitonin edhe pa ndihmën e më të mirëve, si Dardan Berisha, Vigan Radoni e Ersid Luca, raporton Koha Ditore.
Lojtari më efikas te ekipi pejan ishte Alban Veseli me 24 pikë. 19 pikë i shënoi Gerti Shima, ndërsa 10 sosh Harouna Mutombo. /Telegrafi/