Pas Centar Bijelo Polje si mysafire, kësaj radhe kampionja e Kosovës në basketboll, Peja, ka arritur të shënojë fitore të lehtë me rezultat 101:73 ndaj Ibar të Rozhajës dje në Karagaç të Pejës.
Kampionja e Kosovës e udhëhequr nga organizatori veteran Samir Shaptahovic, që ka qenë koshashënuesi më i mirë i ndeshjes, kanë mposhtur me afro 30 pikë epërsi kundërshtarin e anës tjetër të Bjeshkëve të Nemuna.
Ajo që ishte për t’u lakmuar është fakti se përkundër se ndeshja ishte miqësore, Karagaçi ishte i mbushur përplotë me spektatorë, që tregon se Peja është ende e urritur për basketboll dhe mezi presin fillimin e stinorit e për më tepër Ballkan Ligën. /Tribuna/Telegrafi/