Site icon Telegrafi

Peja mposht Bashkimin, regjistron fitoren e 20-të radhazi

Lideri i kampionatit luajti më mirë në çerekun e parë duke shënuar 31 pikë, ndërkohë që vendasit realizuar 26 sosh.

Çereku i dytë ishte paksa më i zbehtë për numrin e pikëve (18:19), ashtu që pjesa e parë u mbyll me rezultat 44-50.

Pejanët i shënuan 26 pikë në çerekun e tretë, derisa prizrenasit vetëm 13-të, ashtu që në fund të kësaj pjesëloje diferenca ishte 19 pikë (57-76).

Përkundër angazhimit të vendasve në çerekun e fundit, ata nuk ia dolën ta përmbysnin rezultatin e Pejës.

Në këtë mënyrë me 10 pikë diferencë (80-90), pejanët regjistruan fitoren e 14-të këtë sezon dhe të 20-tën radhazi. /Telegrafi/

Exit mobile version