Site icon Telegrafi

Peja mbushet me traktorë (Foto – Video)

Protesta të prodhuesve të qumështit po mbahen anë e mbanë Kosovës, një e tillë në shenjë pakënaqësie po mbahet edhe në Pejë.

Në një video në qytetin e Pejës shihen një numër i madh i traktorëve me pankarta kundër importimit të qumështit.

Me traktorë e mjete të ndryshme, prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit janë nisur nga qendra e Prishtinës për t`i bllokuar rrugët për: Pejë – Rozhajë, Prishtinë -Ferizaj, Prishtinë – Podujevë dhe Prishtinë – Mitrovice me mjete te ndryshme.

Kjo protestë po bëhet në shenjë pakënaqësie për produktet e qumështit që po importohen në Kosovë, transmeton Klan Kosova. /Telegrafi/

Exit mobile version