Site icon Telegrafi

Peja mbetet pa trajner

Në vazhdim po ua përcjellim komunikatën e klubit pejan të postuar në Facebook.

“Vërtete një lajm i hidhur, trajneri Danijel Lutz ka dhënë dorëheqje para lojtarëve dhe klubit menjëherë pas ndeshjes së fituar kundër Kumanovës.

Trajneri Lutz që një kohë ka pasur disa probleme familjare, dhe me çdo kusht i është dashur të qëndrojë pranë tyre.

Me rekomandimin e trajnerit Lutz, PEJA menjëherë ka arritur marrëveshje me ish-trajnerin e Teodos, malazezin Boban Savovic i cili do të fillojë punën qysh nesër.

Ne si klub i dëshirojmë shumë fat dhe sukses trajnerit Danijel Lutz”, shkruan në komunikatën e klubit pejan. /Telegrafi/ 

Exit mobile version