Telegrafi

Peja lufton fortë, por nuk ia dal ndaj AEL Limassol

Peja ka humbur në gjysmfinalën nga AEL Limassol në Ligën Ballkanike Delasport me rezultat 99-94 .

Ndeshja ishte super emocionuese dhe e ngushtë dhe ofroi emocione të mëdha për të pranishmit.

Në ndeshjen finale të dielën AEL do të luajë me Sigal Prishtina, kurse KB Peja do të ketë ndeshjen për medaljen e bronztë kundër KK Lovcen.

Çereku i tretë e vendosi në favor të AEL-it, por përveç kësaj Peja po e mbante nën ethe kundërshtarin.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 49-50, por fillimi i çerekut të tretë ia mohoi Pejës fitoren.

Te Peja më të mirët ishin Deandre Davis që shënoi 24 pikë, Larry Thomas me 23 dhe Jimmy Hall me 22. /Telegrafi/