Skuadra pejane do të dedikojë gjysmën e të ardhurave nga shitja e biletave për ta ndihmuar shërimin e Agnesa Kondirollit nga Peja. Çmimi i biletave është 1 euro, ndërsa 0.50 cent do të shkojnë për shërimin e Agnesës.
Peja e fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Bashkimit me rezultat 104-99, mirëpo prizrenasit iu hakmorrën katër ditë më parë kur i mposhtën në Prizren me rezultat 99-86. Ndërsa, sonte pritet të zhvillohet një duel i fortë mes këtyre dy skuadrave pasi që të dyja besojnë shumë në fitore.
Fituesi i kësaj ndeshjeje do të takohet me Sigal Prishtinën në finale, pasi që kjo e fundit e ka mposhtur Trepçën me rezultat të përgjithshëm 2-0. /Telegrafi/