Basketbollisti i njohur nga Kosova, Dardan Berisha është transferimi i fundit i klubit pejan, Peja.
Viti i ri ka nisur me dhuratën më të mirë për tifozët e basketbollit pejan.
Klubi që mban emrin e qytetit ka zyrtarizuar sot (e premte) gjatë ditës transferimin e yllit Dardan Berisha.
“Dardan Berisha është rikthyer në shtëpinë e tij, në Karagaç të Pejës”.
“Ai ka nënshkruar kontratë për sezonin aktual dhe sezonin 20/21”.
“Debutimi i tij do të jetë me datë 8 Janar në ndeshjen kundër Rozhajes në kuadër të BIBL në Pejë ku edhe do të prezantohet para publikut”, thuhet në njoftimin e Pejës.
Ndryshe, Berisha së fundmi ishte pjesë e Prishtinës, por pati disa mosmarrëveshje me kapitenin e skuadrës, Edmond Azemi.
Të dy lojtarët u suspenduan nga klubi, ndërsa pejani vendosi të largohet pas suspendimit. /Telegrafi/