Peja e ka fituar Kupën e Kosovës në basketboll pasi ka mundur në finale Golden Eagle Yllin me rezultat 79:64 (26:9, 21:22, 10:20, 22:13).
Klubi pejan ka arritur t’i kthehet triumfeve në basketbollin e Kosovës pas një ‘agjërimi’ disa-vjeçar.
Nën një atmosferë të zjarrtë në palestrën “Mizair Isma” në Rahovec, “Shqiponjat” kanë triumfuar ndaj “Xhebrailave”.
Çereku i parë i ndeshjes tregoi se Peja ka hyrë në finale për të fituar duke arritur të triumfojë me rezultat të thellë 26:9.
Në çerekun e dytë, Ylli u kthye në lojë duke fituar me rezultat të ngushtë 22:21, ndërsa skuadrat shkuan në pushim pranë rezultatit 47:31.
Në pjesën e dytë, skuadra nga Suhareka u mundua ta kthejë rezultatin për të provuar trofeun e Kupës, pasi triumfoi në çerekun e tretë 20:10 dhe qoi rezultatin pas 30 minutave në 57:51 në të mirë të Pejës.
Megjithatë, pejanët treguan forcën e vërtetë në periodën e fundit duke triumfuar me rezultat 22:13 apo me rezultat përfundimtar 79:64 dhe duke u bërë fitues të Kupës së Kosovës.
Lojtarët më të dalluar në këtë finale ishin Nigel Jonson me 20 pikë e 11 asistime te Peja, ndërsa te Ylli shkëlqeu Semir Zekiqi me 22 pikë e një kërcim. /Telegrafi/
Game Over!
Kupa 'osht e jona!
KB Ylli 64-79 KB Peja#ForcaPeja
— KB Peja (@KBPEJAOFFICIAL) February 15, 2020