Trajneri turk Semsettin Bas nuk është më trajner i KB Pejës.
Klubi pejan ka njoftuar të mërkurën se e ka shkëputur kontratën me trajnerin turk, i cili e mori drejtimin e ekipit para fillimit të këtij sezoni.
Largimit i trajnerit Bas te Peja ka ardhur pas ekipi pejan nuk e arriti triumfin në Kupën e Kosovës, turne që e kishte organizuar në palestrën “Karagaçi” javën e shkuar.
Peja u eliminua në gjysmëfinale nga Trepça, ekip që triumfoi në këtë garë.
“KB Peja njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin në mirëkuptim të ndërsjellë me Shemsettin Bash. Klubi e falënderon shumë Bash për punën e tij në KB Peja dhe i dëshiron sukses në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Pejës.
Kjo ka ardhur pas fitores ndaj Dritës në ndeshjen e sotme. /Telegrafi/