Telegrafi

Peja kompleton ekipin me transferimin e gjigantit Matt Neufeld

Peja ka sjell përforcime të shumta në afatin kalimtar të verës, duke tentuar ta kompletojë sa më mirë skuadrën.

Pejanët së fundmi kanë arritur marrëveshje me kanadezin Matt Neufeld.

Neufeld 211 centimetra i gjatë luan në pozitat 4 dhe 5.

Ai edicionin e kaluar luajti për skuadrën kanadeze Guelph, ku kishte 6.4 pikë dhe 6.4 kërcime për ndeshje.

Peja me këto përforcime synon që këtë edicion të garojë fuqishëm në të gjitha frontet. /Telegrafi/