Përgjatë një muaji, qytetarët nga të gjitha anët e Kosovës kanë protestuar për të kërkuar lirimin të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramsh Haradinaj, i cili po mbahet në Francë për shkak të një fletarresti të lëshuar nga Serbia.
Sot edhe qyteti i Pejës ka protestuar duke kërkuar kthimin sa më të shpejtë të Haradinjat në Kosovë.
Nënkryetari i AAK-së, Ardina Gjini, ka deklaruar para protestuesve se Haradinaj do të kthehet edhe më i fort.
“Krejt Kosova është ndryshe me Ramushin; krejt Kosova është ndryshe pa Ramushin”, ka thënë ai.
Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë, Fatmir Gashi, tha se Haradinaj padrejtësisht po mbahet në Francë.
“Haradinaj është edhe fuqia dhe frymëzimi shpirtëror i gjeneratave të reja”, u shpreh ai.
Ndërsa, bashkëluftëtari i komandantit Haradinaj, Brahim Mehmetaj – Bimi, deklaroi se janë mbledhur për shkak të padrejtësive që po u bëhen shqiptarëve.
“Ai u shpall i pafajshëm në të gjitha aktakuzat dhe u la i lirë. Franca ndaloi një lider popullor që mbrojti me mençuri të gjitha temat kombëtare dhe kontribuoi për ndërtimin e demokracisë, lirisë dhe barazisë ndër-njerëzore. Mbi të gjitha, Franca ndaloi Kosovën, sepse Ramush Haradinaj është Kosova. Ramushi është shpresa, Ramushi është fuqia dhe Ramushi është liria, garancia e paqes, sovranitetit, zhvillimit dhe suksesit”, ka thënë Mehmetaj. /KP/