Site icon Telegrafi

Peja kërkon fitoren me çdo kusht

Pejanët drejt Botevgradit kanë udhëtuar të mobilizuar maksimalisht për fitore, sepse kjo ndeshjes për kampionët e vendit tonë është vendimtare për të siguruar një vend që çon nga garat e play-off-it.

Basketbollistët e Pejës janë të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj ndeshje, andaj kundër Balkan-it synojnë fitore, në të kundërtën disfata ekipin pejanë e lë në shtëpi.

Peja aktualisht gjendet në vendin e gjashtë në renditjen tabelore me 21 pikë të tubuara, dy më pak sesa Balkani që renditet i katërti në renditjen tabelore.

Ndeshja mes Balkanit dhe Pejës nis në orën 16:30. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version