Site icon Telegrafi

Peja kërkon fitoren e dytë në Ligën ballkanike

Pejanët pas fitores së madhe kundër Craiovas së Rumanisë, tashmë janë të motivuar maksimalisht që të mposhtin edhe Teodon.

Basketbollistët e Pejës tashmë duke se kanë rigjetur formën e tyre më të mirë duke shënuar dy fitore radhazi kundër Sigal Prishtinës dhe Craiovas.

Pejanët të përkrahur fuqishëm nga “Shqiponjat” duelit me Teodon do t’i qasen me ambicie që të fitojnë këtë sfidë, e që do të ishte fitorja e dytë në Ligën Ballkanike.

“Në këtë ndeshje besoj se do të tregojmë edhe një herë se jemi këndellur dhe se dalëngadalë po futemi në ritmin e lojës tonë. Tash e tutje nuk na lejohen gabimet sidomos në fushën tonë. Pavarësisht formës, mendoj se çdo ekip hyn në ndeshje për fitore. Prandaj ne asnjëherë nuk jemi vetëkënaqur pavarësisht kundërshtarit. Ajo çfarë mund të them është se jemi të uritur për fitore”, tha Gerti Shima për Zërin.

Ai po ashtu ka theksuar faktin se Teodo së fundmi ka bërë disa ndryshime në klub, gjë që tregon se kanë synime më të larta sesa pozita momentale. “Ata kanë ndërruar trajnerin dhe janë përforcuar me një basketbollist mjaft cilësor. Por nëse ne luajmë ashtu siç dimë, edhe Teodon e pret e njëjta gjë sikurse Craiovan”, ka shtuar Shima. /Telegrafi/ 

Exit mobile version