Peja e mposhti Dritën me rezultat bindës 108-47, që e bëri ëktë sfidë sikur një stërvitje.
Peja me këtë fitore i ka tubuar 11 pikë në vendin e parë të tabelës së Superligës, një pikë më shumë se sa Sigal Prishtina që zhvillon të enjten ndeshjen ndaj Trepçës.
Për Dritën ky rezultat është i pritshëm, pasi klubi gjilanas konsideroi edhe largimin nga Superliga për shkak të problemeve financiare. /Telegrafi/