KB Peja pa dyshim se do të jetë pretendent kyç për ta fituar Superligën këtë edicion.
Pas telasheve me lojtarë dhe me dorëheqjen e kryetarit Art Gashi, është kryesia e KB Pejës që ka mbledhur të gjitha forcat për një ri-organizim të fuqishëm të klubit.
Pas rikthimit të Drilon Hajrizit në ekip, i cili ka vetëm një synim – titullin me KB Pejën këtë edicion, është klubi që ka konfirmuar menjëherë një sponsor të ri.
Antari i kryesisë së KB Pejës, Petrit Shala, ka konfirmuar në faqen e tij në Facebook se Aldex Qeramika i është bashkuar KB Pejës në sponsorim për dy vitet e ardhshme.
Ky është lajm shumë i mirë për KB Pejën, pasi jo vetëm po ri-konfirmohet mbështetja e sponsorëve të vjetër, por po vijnë edhe sponsorë të rinj.
KB Peja do të jetë shumë serioze në luftën për titull, e këtë e vërtetoi edhe sfida e zhvilluar ditë më parë në Karagaçi ku KB Peja e vulosi vendin e parë në tabelën e Superligës dhe një rrugëtim më të lehtë në Play-off duke mposhtur pikërisht Sigal Prishtinën me formacion të gjysmuar. /Telegrafi/