Klubi basketbollistik i Pejës ka shënuar fitoren e radhës në Superligën e Kosovës në basketboll kundër ekipit dubutues, Rahovecit.
Triumfi i pejanëve që luajtën para tifozëve në palestrën “Karagaçi” ishte i lartë, 82-43.
Që nga fillimi i takimit, vendasit luajtën më mirë duke shënuar dhjetë pikë më shumë se kundërshtari në çerekun e parë (20:10). Në pjesëlojën e dytë, diferenca e pikëve të shënuara nga të dyja palët ishte vetëm pesë (17:13).
Nikoqirët vazhduan ta rritin diferencën edhe në fraksioni e tretë (22:10), për të qenë akoma më bindës në fund (23:10).
Ndeshja e radhës për Verdhezinjtë është të mërkurën, më 21 dhjetor, ku do të ndeshet me KK Sutjeska në Nikisic te Malit te Zi në kuadër të Ligës Ballkanike. /Telegrafi/