Telegrafi

Peja fiton superderbin ndaj Prishtinës

Çereku i parë i takoi skuadrës mysafire, e cila shënoi 25 pikë, ndërsa pranoi vetëm 19.

Dalëngadalë, nikoqirët filluan të ktheheshin në lojë duke e fituar çerekun e dytë me një pikë epërsi (23:22), megjithatë Prishtina shkoi në pushim me avantazh 42-47.

Në çerekun e tretë, sërish më të mirë ishin mysafirët, pasi shënuan 14 pikë, derisa vendasit realizuan 11 pikë në këtë pjesë loje.

Porse gjithçka u përmbys në çerekun e fundit. Pejanët shënuan dhjetë pikë më shumë se kundërshtari në këtë fraksion (20:10) dhe ia dolën ta fitonin sfidën me dy pikë epërsi. 

Kjo është e treta herë këtë sezon që KB Peja triumfon ndaj Sigal Prishtinës. /Telegrafi/