Telegrafi

Peja fiton dramën ndaj Bashkimit

KB Peja ka arritur fitore ndaj KB Bashkimit në një përballje mjaftë dramatike, ku për të marrë vesh fituesin u nevojitën edhe vazhdimet.

Pjesa e parë e parë dominua nga mysafirët të cilët arritën të mbyllën këtë pjesë me rezultat 18-26, ndërsa ajo e dyta ishte e ekuilibruar dhe përfundoi me rezultat 20-20.

Çereku i tretë ishte po ashtu i takoi KB Bashkimit, por me një diferencë të vogël (20-22), kurse i katërti i takoi Pejës me rezultat 22-12 dhe kështu rezultati final ishte 80-80.

Në vazhdime fitoi Peja me rezultat 95-91. Për Pejën më të mirët ishin Borwll dhe Veseli, ndërsa për Bashkimin ishin Uzas dhe Bussey.

Me këtë fitore Peja vazhdon të prijë në tabelën e klasifikimit me 39 pikë, e ndjekur nga Prishtina me gjashtë më pak, që sot mposhti Trepçën. Kurse Bashkimi mban vendin e tretë me 32 pikë. /Telegrafi/