Peja e ka regjistruar fitoren e pestë sezonale duke e mposhtur skuadrën e Boreas.
Në përballjen e zhvilluar në palestrën “Karagaçi”, skuadra nikoqire fitoi me rezultat 102-91.
Çerekun e parë e nisi më mirë ekipi mysafir duke i shënuar pesë pikë më shumë se vendasit (21:26).
Edhe në fraksionin e dytë, Borea shënoi një pikë më shumë se pejanët (26:27), për të shkuar në pushim me gjashtë pikë avantazh.
Mirëpo, në pjesën e dytë, Peja përmbysi gjithçka duke arritur ta fitojë ndeshjen.
Në çerekun e tretë, vendasit i shënuan dy pikë më shumë se kundërshtari (21:19), ndërsa në çerekun e fundit ata shënuan 15 pikë më shumë (34:19).
Pas dhjetë xhirove të para, Peja i ka pesë fitore dhe pesë humbje, numëron 15 pikë dhe renditet në vend të katërt në tabelë.
Borea është e parafundit në tabelë me dy fitore dhe tetë humbje nga 10 xhiro. /Telegrafi/