Kerasan Prishtina nuk i ka bërë ballë Pejës në ndeshjen e vlefshme për Superligën e Kosovës në basketboll.
Edhe pse dueli i zhvillua në “Karagaç”, Peja ishte në rolin e mysafirit dhe fitoi me rezultat 49-90.
Pejanët e nisën mirë nga fillimi duke e mbyllur çerekun e parë me 15 pikë e epërsi (10:25). Fraksioni i dytë sërish u mbyll me epërsi të lartë të Pejës (13:23) dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 23-48.
Edhe në dy çerekët e radhës, (12:18 çereku i tretë dhe 14:24 i katërti), basketbollistët e Pejës shënuan më shumë pikë duke e fituar përballjen me epërsi të lartë prej 41 pikësh.
Peja tash numëron tetë fitore dhe një humbje, derisa Kerasani nuk ka regjistruar asnjë fitore, ndërsa i ka 11 humbje. /Telegrafi/