Peja regjistroi fitoren e tretë radhazi. Verdhezinjtë fituan ndaj Borës me rezultat 79:68 (18:13, 21:17, 17:16, 23:22), në javën e 24-t të ProCredit Superligës së Kosovës në basketboll.
Pas një fillimi të baraspeshuar, vendasit kishin deri në shtatë pikë epërsi 18:11, derisa çereku i parë përfundon 18:13. Verdhezinjtë për një nuancë ishin më të mirë edhe në periudhën e dytë, 21:17, për të shkuar në pushim me rezultat 39:30.
Lojë më e barabartë u zhvillua në periodën e tretë, 17:16 dhe në atë të fundit, sidoqoftë, verdhezinjtë shkuan drejt fitores së tretë radhazi, duke fituar 79:68.
Benas Griciunas kishte 13 pikë e 12 kërcime te vendasit, derisa Alex Lomax te mysafirët shënoi 16 pikë.
Pas 24 ndeshjeve, Peja numëron 13 fitore e 11 humbje, kurse Bora tetë fitore e 16 humbje. /Telegrafi/