Site icon Telegrafi

Peja është vula e re e jetës së natës, Transit club me hapje spektakolare (Foto/Video)

Në Pejë të mërkurën mbrëma është mbajtur hapja e madhe e klubit më të ri, Transit Club – një hapje kjo e jashtëzakonshme dhe me ndikim të madh në jetën e natës në mbarë Kosovën.

Mbi dy mijë të pranishëm patën rastin të shijojnë atmosferën e një niveli botëror në qytetin e Pejës.

Në një skenë gjigante me ndriçim dhe dukje fenomenale, Transit club shënoi hapjen në atë që ishte risia më e madhe për të rinjt e qytetit të Pejës dhe jo vetëm, të gjithë rajonit të Dukagjinit e Kosovës.

Siç e do zakoni, më mirë se sa në shtëpinë e vet nuk ka, e kështu ishte edhe për Gjikon, i cili “në konakun” e tij performoi për herë të parë në një skenë kaq gjigante dhe para nja mase të tillë duke u ndjerë tejet i emocionuar për risinë që ka ardhur në qytetin ku ai u lind dhe u rrit si njeri deri sa u shndërrua në superyll të hip hopit.

Bashkë me Gjikon një zëri këndoi me të i gjithë qyteti i tij në Transit Club, identitetin e ri të jetës së natës në Pejë.

Pos tij performoi edhe Ermal Fejzullahu, ylli i RnB dhe pop folk, i cili u sigurua që atmosfera të shkojë në nivel të zjarrtë.

Performanca dhe atmosfera zgjati deri në orët e hershme të mëngjesit, gjë që rrallë ndodhi në perëndim të vendit tonë, aty ku tash po ndryshon trendi i jetës së natës falë Transit Club.

Performancat e ardhshme në Transit Club do të jenë të Gamblemanias me bend dhe grupit Kaos. /Telegrafi/

Exit mobile version