Telegrafi

Peja e zhytur në telashe kërkon fitore

Peja ka ftuar tifozët për përkrahje masive në situatën jo të mirë që po e kalon.

Situata jo e mirë e skuadrës pejane të basketbollit ka bërë që kualifikimi në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike të mos varet prej saj.

Peja përballet me Sigal Prishtinën të mërkurën (sot) nga ora 19:30 në shtëpi, në ndeshjen e fundit të fazës së dytë grupore të Ligës Ballkanike.

Për të kaluar në gjysmëfinale, Peja duhet të mposhtë Prishtinën dhe Kozhuvi të mos fitojë ndaj Levski 2014. Ndeshja ndërmjet Levskit e Kozhuvit nis po ashtu në orën 19:30.