Prishtina që bën pjesë në grupin A, ndeshjen e parë e luan kundër Kumanovës, më 16 tetor. Më 23 tetor Prishtina e pret Balkanin bullgar, ndërsa më 30 tetor luan në Izrael kundër Galil Gilboas. Më pas më 19 nëntor e pret Teodon e Malit të Zi. Më 3 dhjetor pret Kumanovën, një javë më vonë i shkon Balkanit, më 18 dhjetor pret Gilboan, ndërsa fazën grupore e përmbyllë me ndeshjen në udhëtim kundër Teodos (21 janar).
Peja është pjesë e grupit B dhe në Ligën Ballkanike debuton më 15 tetor në ndeshjen që e luan në Gjevgjeli të Maqedonisë kundër Kozuvit. Më 29 tetor e pret Mornarin e Malit të Zi e më 12 nëntor i shkon Levskit bullgar. Më 20 nëntor luhet ndeshja mes Pejës e Craiovas rumune, ndërsa më 26 nëntor kampionia e Kosovës e pret edhe Kozuvin. Më 17 dhjetor ekipi pejan udhëton në Tivar për tu përballur me Mornarin, ndërsa më 15 janar e pret Levskin. Fazën grupore e përmbyllë më 21 janar me ndeshjen që e luan në Rumani kundër Craiovas.
"Dy skuadrat nga Kosova, Peja e Sigal Prishtina ndeshjet e para do t’i luajnë në udhëtim. Menaxhmenti i Ligës do të paraqitet në ato ndeshje për të kontrolluar nëse çdo gjë është në rregull", ka thënë drejtori sportivi i Ligës Ballkanike, Shay Shtriks. /Telegrafi/