Ashtu edhe siç pritej, pejanët e dominuan këtë ndeshje që nga fillimi i saj duke pasur parasysh edhe kualitetin e basketbollistëve që posedon për dallim nga kundërshtarët nga Ferizaji.
Pejanët nuk patën asnjë problem në këtë ndeshje, e cila lirisht mund të themi se ishte një stërvitje e përditshme e kësaj skuadre. Ndeshja përfundoi me rezultat 88-135, dhe kjo është fitorja e 18-të e Verdhezinjëve në këtë edicion. /Telegrafi/