Telegrafi

Peja e nis sezonin e ri me fitore ndaj Ponte Prizrenit

Me rezultat 78-70, Peja ka triumfuar përballë Ponte Prizrenit në xhiron e parë të edicionit 2019/2020 në Superligën e Kosovës në basketboll.

Në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “Sezai Surroi”, çereku i parë ishte shumë i përafërt dhe përfundoi me një pikë dallim (21:22).

Mysafirët ishin më bindës në dhjetëminutëshin e dytë (12:20) dhe shkuan në pushim me epërsi bindëse (33-42).

Dy çerekët në vazhdim (19:20 dhe 18:16) ishin mjaft të ngushtë, mirëpo skuadra pejane e ruajti epërsinë e krijuar më herët.

Pas xhiros së parë, Peja qëndron në kuotën e dy pikëve, ndërsa Ponte Prizreni arkëton vetëm një pikë. /Telegrafi/