Site icon Telegrafi

Peja e mposhtë 21-shin me 20 pikë epërsi

Peja pas disfatës nga Sigal Prishtina në Superkupën e Kosovës, ka arritur të këndellet në miqësore ndaj RTV 21-shit. Ekipi i Danijel Lutzit ka mposhtur Teleboysat me 20 pikë epërsi, 81-61.

Pejanët kanë qenë më të mirë se Teleboysat në shumicën e kohës, ndërsa lajm i mirë për kampionen ka qenë kthimi i Endrit Hysenagollit të lënduar, i cili u dallua me 11 pikë të shënuara sonte.

Koshashënuesi më i mirë te pejanët ka qenë amerikani, Frederick House, që ka shënuar 14 pikë. Ndërsa, Drilon Hajrizi, Endrit Hysenagolli dhe Samir Shaptahovic kanë shënuar nga 11 secili në fitoren e thellë ndaj ekipit të Adin Adinovicit.

Te 21-shi ndër më të dalluarit ka qenë turku, Ersan Ozseven, me 24 pikë të shënuara, derisa Elvan Iljazi dhe Bryce Cartëright kanë shënuar 11, përkatëisht 8 pikë. /Borozani/Telegrafi/ 

Exit mobile version