Ekipi pejan gjatë gjithë ndeshjes nuk e ka vënë në dyshim fitoren, me ç’rast ka arrit të triumfoj para publikut vendas kundër fqinjëve nga Gjakova.
“Shqiponjat” në pushim në mes të dy pjesëve shkuan me epërsi prej 13 pikëve, përkatësisht pjesa e parë përfundoi me rezultat 54:41. Paraprakisht çereku i parë u takoi gjithashtu pejanëve 30:18.
Edhe në vazhdim të ndeshjes verdhezinjtë nuk e ndalën ritmin e lojës së bukur dhe efikase, ku çerekun e tretë e përfunduan në dobi të tyre me rezultat 82:66.
Çereku i fundit u zhvillua sa për të zyrtarizuar fitoren e liderit aktual të ligës elitare të basketbollit në Kosovë, bazuar në fondin e lojtarëve dhe rezultatet e çerekëve paraprak.
Megjithëse Peja periudhën e fundit të ndeshjes e humbi me rezultat 18:14, kjo nuk ishte e mjaftueshme për ‘Kuqezinjtë e Jakovës’, të cilët pësuan humbje me rezultat 96:84.
Pas kësaj fitore Peja mbetet në vendin e parë të renditjes tabelore me 48 pikë ndërsa Vëllaznimi ka ul gjasat pothuajse në minimum për të mbetur edhe një vit në ligën elitare të Kosovës në basketboll, pasi tani ndodhen në vendin e parafundit me 30 pikë, transmeton Orainfo. /Telegrafi/