Peja ka disa ditë që është duke qëndruar në kampin stërvitore në Rozhajë, ku me trajnerin e ri janë duke u përgatitur intensivisht për edicionin e ri të ETC Superligës së Kosovës në basketboll dhe Ligës Ballkanike, ku sivjet do të debutojnë.
Ylli i madh i cili iu bashkua klubit ditë më parë, Frederick House, ishte koshashënuesi më i mirë në ndeshje me 18 pikë, ndërsa Ersid Luca shënoi 12, Gerti Shima 10.
Me këtë fitore pejanët kanë dëshmuar se ata ende janë ekip i fortë dhe në edicionin e ardhshëm do të synojnë që ta mbrojnë titullin e kampionit. /Telegrafi/