Skuadra pejane, në këtë ndeshje ishte pa lojtarin kyç, Frederick House, për të cilin sot raportuam se është larguar nga skuadra për arsye të mos marrjes së pagës mujore.
Pejanët e administruan këtë ndeshje mirë që nga fillimi deri në fund dhe fitorja nuk u vë në dyshim asnjëherë. Me këtë fitore, Peja ka tubuar 44 pikë në pozitën e dytë, një më pak se Sigal Prishtina në vendin e parë. /Telegrafi/