Fitorja as nuk është vënë në dyshim, derisa Peja ka parakaluar si në stërvitje ndaj Kerasan Prishtinës sonte në Karagaç duke e mposhtur me rezultat të thellë, 116-62.
Kjo është fitorja e 15 me radhë e Pejës në Superligë, derisa krjet i kundërt është rasti me Kerasanin që ka regjistruar humbjen e 15, transmeton borozani.
Me këtë fitore Peja ka bilanc 15-0 ndërsa fitorja me mbi 50 pikë epërsi i shërbeu mirë për forcim të koshaverazhit të ekipit verdhezi që po vazhdon padiskutueshëm lidershipin në vend.
Përndryshe, kjo është fitorja numër 21 me radhë e Pejës në të gjitha garat.