Site icon Telegrafi

Peja e fortë për Trepçën

Klubi basketbollistik, Peja, ka shënuar fitore ndaj Trepçës me rezultat 109:86 në kuadër të Superligës së Kosovës.

Peja ka shënuar fitoren e radhës në Superligën e Kosovës në basketboll pasi ka mposhtur ekipin mitrovicas, Trepçën.

Çereku i parë i ndeshjes përfundoi me epërsinë e vendasve nga Peja me reuzltat 25:20, ndërsa i dyti u fitua nga Trepça me rezultat 27:26 dhe pjesa e parë përfundoi me rezultat përfundimtar 52:46.

Në pjesën e dytë, Peja ngriti nivelin e lojës dhe arriti të thelloj epërsinë duke siguruar edhe fitoren, me çerekun e tretë që përfundoi me rezultat 26:17 dhe të  katërtin me rezultat 32:22 për të fituar me rezultat përfundimtar 109:86.

Basketbollisti më i dalluar ishte Alban Veseli me 30 pikë te Peja, ndërsa te Trepça ishte Samir Zekiqi i cili shënoi 25 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version