Mitrovicasit e filluan më mirë ndeshjen dhe patën epërsinë e pikëve, mirëpo deri në përfundim të çerekut të parë pejanët i barazuan shifrat në 17-17.
Sidoqoftë, në çerekun e dytë Trepça vazhdoi përsëri me lojë të mirë dhe të shpejtë dhe e kontrollonte tempon e lojës në përgjithësi. Kjo gjë bëri që ata ta përmbyllin pjesë e parë të ndeshjes me tre pikë epërsi, 36-33.
Xehetarët vazhduan me këtë avaz edhe në çerekun e tretë dhe e administronin mirë lojën, mirëpo verdhezinjtë përsëri në fund e barazuan rezultatin, 55-55.
Çereku i fundit ishte tejet dramatik, pasi që pejanët i ndezën motorët në minutat e fundit dhe e kthyen rezultatin në anën e tyre. Edhe pse Trepça u mundua të kthehet në lojë, skuadra mysafire nuk e lejoi këtë dhe e përmbylli këtë takim me fitore, 67-76. /Telegrafi/