Site icon Telegrafi

Peja me dy ndeshje për tri ditë ndaj Rahovecit

KB Peja do të përballet me KB Rahovecin dy herë brenda tri ditësh në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.

Në mungesë të palestrës në Rahovec, klubi vreshtar zhvillon duelet në Gjakovë.

Sfida e parë zhvillohet të premtën nga ora 20:30, dhe është ndeshje e mbetur nga gjysmë sezoni i kaluar, ku Peja kishte angazhime në Ligën Ballkanike.

Të dielën zhvillohet ndeshja tjetër në ora 18:45 në po të njëjtën palestër, shkruan Telegrafi.

KB Rahoveci në këtë takim hyn pa Muhamed Hasanin e larguar, Altin Morinën e lënduar dhe kapitenin Besnik Sharku, kurse Peja vjen pas dy humbjeve ndaj Prishtinës dhe Kumanovës e ky do të jetë rasti ideal për t’iu kthyer fitoreve pasi pejanët janë favoritë absolut në këtë duel që megjithatë s’do të jetë aq i lehtë pasi skuadra e Rahovecit ka treguar se di të mbledhë mijëra tifozë edhe jashtë qytetit të tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version