Site icon Telegrafi

Peja do ju rikthehet fitoreve

Klubi basketbollistik pejan ka premtuar se do t’ju rikthehet fitoreve që nga ndeshja e ardhshme në Superligë.

Ju sjellim deklaratën komplete

”KB PEJA dëshiron të bëj me dije se është shumë krenare që në stafin e saj ka shumë ekspert basketbolli të cilët po punojnë shumë çdo ditë që ekipi të profesionalizohet në çdo aspekt.

Klubi ka punuar shume të krijoj një ekip garues, me perforcime shumë të qëlluara dhe një buxhet i cili nuk është si i kundërshtarëve tonë. Dhe rezultatet janë të dukshme.

Shtabi teknik me përgatitjen e ekipit ka bërë që përveç lojës së mirë të të huajve, shumë prej lojtarëve vendorë të jenë në formën jetësore të tyre me çka edhe ne ndihemi krenar.

Kjo është arritur me disiplinë dhe shumë punë për çka i falënderohemi edhe të gjithë lojtarëve.
Normalisht se gjatë kësaj sezone ka pas edhe probleme për te cilat individët u dënuan nga Klubi dhe në të ardhmen do të dënohen nëse Klubi nuk respektohet. Ne si klub i mbështesim plotësisht vendimet e

Shtabit Teknik duke besuar që disiplina është shtylla kryesore e një ekipi për të pasur suksese.

Klubi ka besuar punën këtyre personave shumë të përgatitur dhe vazhdon të besoj në ta plotësisht dhe pavarësisht rezultateve të kësaj sezone ne do dëshironim të bashkëpunonim. 

KB PEJA dëshiron të bëj me dije se është shumë krenare që në stafin e saj ka shumë ekspert basketbolli të cilet po…

Posted by KB Peja on 2016-02-04

Exit mobile version