Site icon Telegrafi

Peja do fitore

Pejanët të vetmen humbje jo vetëm në BIBL, por edhe në garat vendore në edicionin e deritashëm e kanë regjistruar pikërisht nga prizrenasit, kur në “Sezai Surroi” janë mposhtur me shifrat 82:73 në hapje të edicionit të Ligës Ballkanike.

Verdhezinjtë kryesojnë me 7 pikë në Grupin B, me 1 pikë më shumë se Bashkimi. Peja zotohet për fitore, e cila do t’ia forconte edhe më shumë pozitën e parë, kurse Bashkimi shpreson në fitoren e tretë në këtë rang të garave.

Alban Veseli, basketbollist i Pejës, pret nga kjo ndeshje fitoren e radhës.

“Si në çdo ndeshje në BIBL edhe në këtë ndaj Bashkimit duhet t’i qasemi seriozisht. Jemi të vetëdijshëm se ky është kundërshtari i vetëm i yni që na ka mposhtur, andaj do të mobilizohemi nga minuta e parë e deri tek ajo e fundit për të mos lejuar që të na përsëritet e njëjta gjë. Bashkimi ka skuadër mjaft të fortë dhe me lojtarë cilësorë, andaj ne duhet të kemi kujdes të madh. Megjithatë ne do të hyjmë në ndeshje me synimin për të triumfuar dhe për të vazhduar me ecurinë pozitive para tifozëve tanë”.
 

Exit mobile version