Telegrafi

Peja-Bashkimi, sonte zhvillohet ndeshja e dytë e serisë

Pas epërsisë së fituar në ndeshjen e së shtunës, Bashkimi në pasditen e sotme do të kërkojë që ta ngrit atë ndaj Pejës.

Prej orës 17:00 në Karagaç nis ndeshja e dytë e serisë gjysmëfinale të Play-Off të Superligës ndërmjet Pejës dhe Bashkimit.

Kjo e fundit ka epërsi 1-0 në seri, ndërsa ekipi që arrin tre ×tore së pari kualifikohet në finale të Play-Off.

Seria gjysmëfinale e Play-Off në Superligë zhvillohet në sistemin (1-2-2), pra ndeshja e parë si vendas te ekipi që ka përparësinë e terrenit vendas (në këtë rast Bashkimi), pastaj dy të radhës në Pejë, e në rast nevoje zhvillohen dy të tjera në Prizren.