Site icon Telegrafi

Peja arenë e xhudos

Në këtë ngjarje sportive pritet të marrin pjesë mbi 200 garues nga Kosova dhe rajoni.

Nesër (e shtunë) me fillim prej orës 11:00 në program janë duelet për të rinj, ndërsa të dielën me fillim nga ora 17:00 zhvillohen finalet në kategorinë e seniorëve.

Në këtë aktivitet prestigjioz sportiv garojnë dhe dy xhudistët tona të spikatura, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova.

“Ky turne është rast i mirë që të sprovohemi edhe një herë më shtetet e rajonit si dhe që Majlinda dhe Nora të kenë duele të forta sprovuese para sfidave më të mëdha të radhës”, ka thënë përzgjedhësi i përfaqësueses sonë, Driton Kuka, para fillimit të këtij turneu. /Telegrafi/

 

Exit mobile version